Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet kodrinore – malore, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta, parashikohet që reshjet e shiut të jenë me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: