Moti për ditën e merkurë, 18 gusht 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu të pakta në veri-lindje . Era do të me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 17/33°C
Zona e ulët 16/35°C
Zona bregdetare 20/32 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari