Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët. Në porët e mesditës pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente.
Mjegull/mjegullina do të jetë prezente në orët e mëngjesit në zonat luginore, nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtesi mesatare 1-5m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 dhjetor 2023…