Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në jug dhe pjesërisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 2 – 15m/sek në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare jugore dhe më pas kemi dobësim të erës deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.