Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të njëpasnjëshëm të disa qendrave presioni me origjinë atlantike.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje të herëpasherëshme shiu që prej orëve të para të mëngjesit me intensitet të ulët fillimisht në veri më pas gradualisht pothuajse të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Reshje dëbore me intensitet të ulët deri lokalisht mesatar në Alpe, relievet malore në veri mbi 1000m dhe jug e juglindje në lartësitë mbi 1100m.
Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri 11m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: