Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjelli. Reshjet e shiut me intensitet të ulët nisin që në orët e para të 24-orëshit në pjesën veriore të vendit duke u shtrirë gradualisht në të gjithë territorin.
Reshjet do të jenë intensitet mesatar e hera – herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve në pjesën më të madhe të vendit bie duke u përqendruar në jug,ku intensiteti i tyre pritet të jenë mesatar e hera-herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi 10-13m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: