Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por gjatë pjesës së parë të ditës do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – lindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në 12 – 16m/s. Valëzimi në dete i forcës 2 – 4 ballë.