Moti për ditën e premte, 13 gusht 2021, do të jetë me diell përgjatë bregdetit, në zonat malore vranësirat do të shtohen ku priten reshje të izoluara shiu në formën e stuhive. Era do të intesifikohet me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë në veri dhe pa ndryshime në zonën qëndrore dhe bregdet.
Temperaturat:
Zona malore 20/37°C
Zona e ulët 20/40°C
Zona bregdetare 23/38 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari