Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje. Këto vranësira në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara.
Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 4-6 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: