Moti për ditën e premte, 18 dhjetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe mjegull. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi deri në 7 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0.3 deri në 0.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë për shkak të vranësirave.
Temperaturat:
Zona malore 2/9
Zona e ulët 4/16
Zona bregdetare 8/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/