Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si rezultat i ndikimit të një sistemi frontal dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta ndërsa në zonën e qendrës reshje shiu me intensitet të ulët.
Në zonën e jugut reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht në periudha afatshkurtra reshjet në këtë zonë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në juglindje në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut/dëborës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: