Moti për ditën e premte, 25 dhjetor 2020, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu të përqëndruara në zonën Veriperëndimore dhe zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi deri në 10-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1.3 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 5/12
Zona e ulët 10/21
Zona bregdetare 12/19 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/