Moti për ditën e premte, 28 maj 2021, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në verilinde do të pasohen nga reshje të izoluara në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 8/25°C
Zona e ulët 11/28°C
Zona bregdetare 12/27 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/