Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 2 deri 11°C,
në zona e ulëta 2 deri 17°C
zona bregdetare 6 deri 17°C.