Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh vranësirash në shtim nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore veri-verilindje. Këto vranësira do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në majat e maleve. Nga orët e pasdites reshjet e shiut izolohen në skajin veriperëndimor të territorit. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 12-14m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: