Shërbimi Meteorologjik Ushtarakbëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri te dendura dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore, pjesës veriore dhe lokalisht në qendër reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra kryesisht në mesditë dhe pasdite. Hera-herës reshje në formë rrebeshesh si dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 20-25m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen: