Moti për ditën e shtunë, 13 nëntor 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 4/12°C
Zona e ulët 8/19°C
Zona bregdetare 12/20°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari