Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira të pakta kalimtare të larta transparente në orët e mesditës. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: