Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore alternime vranësirash mesatare të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
Vranësirat në orët e nxehta të ditës në relievet malore në lindje, pritet të shoqërohen hera-herës me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.