Moti për ditën e shtunë, 20 mars 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendrua të pasuara nga reshje shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në verilindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 1/10
Zona e ulët 4/15
Zona bregdetare 8/14 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/