Moti për ditën e shtunë, 22 janar 2022,do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje bore në Jug dhe Jug-lindje gjtaë pasdites. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -10/2°C
Zona e ulët -4/7°C
Zona bregdetare 0/8°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari