Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Temperaturat do të jenë të larta dhe kohëzgjatja e orëve me diell do të mbizotërojë në të gjithë territorin si rezultat i depërtimit të masave ajrore me origjinë Afrikane.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: