Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 5-7m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: