Moti për ditën e shtunë, 27 shkurt 2021, do të mbetet pa ndryshime, pra do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 3/17
Zona e ulët 6/21
Zona bregdetare 7/20 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/