Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet deri në orët e mesditës me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriperëndimit si dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Më pas mot i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me shpejtësi deri në 12 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: