Moti për ditën e shtunë, 30 janar 2021, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe të përqëndruara në zonën perëndimore . Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 4/10
Zona e ulët 8/15
Zona bregdetare 10/16 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/