Moti për ditën e shtunë, 5 shkurt 2022, do të jetë me vranësira të dendura shtresore dhe reshje të pakta shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/10°C
Zona e ulët 3/16°C
Zona bregdetare 6/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari