Moti për ditën e diel, 12 dhjetor 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Veri me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore -3/3C
Zona e ulët 3/11°C
Zona bregdetare 7/11°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari