Moti për ditën e diel, 31 tetor 2021, do të jetë me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës në relievet malote. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 2/15°C
Zona e ulët 3/23°C
Zona bregdetare 11/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari