Moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/30°C
Zona e ulët 15/35°C
Zona bregdetare 19/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari