Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta në perëndim në mëngjes, gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 5/11°C
Zona e ulët 8/18°C
Zona bregdetare 11/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari