Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në zonën perëndimore, në zonat malore reshje bore në pjesën e parë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/5°C
Zona e ulët 2/12°C
Zona bregdetare 7/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari