Moti për ditën e premte, 4 qershor 2021, do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 6/24°C
Zona e ulët 8/29°C
Zona bregdetare 12/26 °C /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/