Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryzesor në zonën veriperëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/17°C
Zona e ulët 14/25°C
Zona bregdetare 16/24°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari