Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonën veriore dhe verilindore, nuk përjashtohet mundësia e stuhive të izoluara në alpe. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/32°C
Zona e ulët 15/34°C
Zona bregdetare 16/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari