Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore pasdite . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/32°C
Zona e ulët 14/35°C
Zona bregdetare 16/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari