Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri ku do të kemi reshje shiu dhe stuhi lokale pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 18/33°C
Zona e ulët 18/36°C
Zona bregdetare 22/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari