Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi pasdite në veri , veri lindje dhe Juglindje .
Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 16/33°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 20/34°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari