Moti për ditën e diel, 29 gusht 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 14/26°C
Zona e ulët 15/29°C
Zona bregdetare 19/27 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari