Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore (depërtimi i pazakontë i Anticiklonit Afrikan).
Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore dhe kryesisht në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi 4-7 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen: