Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të relativisht paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës së enjte fillimisht në pjesën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: