Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, më pas me alternime të herëpasherëshme vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit kryesisht përgjatë relieveve malore.
Në intervale të shkurtra kohore në lindje reshjet e shiut do të jenë në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: