Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Pas orëve të mesditës parashikohet mot me diell e vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës dhe lokalisht të dendura. Deri në orët e pasdites vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobta në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore këto reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.
Shikim i reduktuar në orët e mëngjesit për shkak të mjegullinës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.