Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Edhe njëherë tjetër trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” të Shkodrës tregoi profesionalizmin e saj me ngjitjen në skenë të tragjedisë së lashtësisë greke, Hekuba e Euripidit.
Motivet e veriut ishin ndërthurur në këtë vepër përmes gjetjeve regjisoriale të Enke Fezollarit e cila qëndron mes dy kohëve. Mbi këtë lloj teleturgjie ballkanike autentike, ftohemi të përftojmë fjalën euripidike përmes këndvështrimit të tyre njerëzor, zakoneve e karakteristikave të tyre, me shtysë traditën e veriut të Shqipërisë.
Përgëzime aktorëve, regjisorit dhe të gjjthë stafit të teatrit “Migjeni” për këtë realizim.