Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në fshatin Suk 1. Të njëjtat burime theksuan se një motoçikletë është përplasur me një karrocë, e për pasojë humbi jetën shtetasi Ylli Saka.
Informacion paraprak
Në datën 31.01.2018, ora 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë. Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.