Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë një konferencë për mediat, ka treguar detaje mbi anulimin e zgjedhjeve vendore të 2019. Ai tha se kjo kërkesë ka ardhur nga kreu i PD, Lulzim Basha, pasi ishte i frikësuar nga pasojat që mund të sillte protesta e 8 qershorit të po atij viti. Ai tha se vendimi ishte i vështirë për të, por duke menduar për të mirën e vendit dhe sigurinë kombëtare, u detyrua ta shfuqizonte zgjedhjet dhe të vendoste një tjetër datë.
“Të nderuar qytetarë, për fat të keq në funksion të problemeve dhe halleve të tij personale politike që zoti Basha i shton vetes pa pushim dhe në keqardhje të plotë që ai përpiqet t’i zgjidhë ato, ose të fajësojë për to institucionin e Presidentit të Republikës, duke shtuar dozën e gënjeshtrave çdo ditë. Jam këtu në respekt të gjithë demokrateve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla ku përfshihet presidenti i tyre. Presidenti gjithmonë, në mënyrë koherente ka zgjedhur rrugën e transparencës duke komunikuar me qytetarët përmes fakteve konkrete e të mirëdokumentuara.
Siç e keni ndjekur, Basha në daljet publike pas shpikjes të trekëndëshit të Bermudës, por edhe më me intensitet është shprehur se ai ka ofruar mbështetjen e tij Presidentit vitet e fundit. Siç do të bëj publike disa fakte sot, kjo është një gënjeshtër e madhe. Do të ndaj me ju disa fakte që kanë të bëjnë me probleme demokratike, institucionale, për çdo shqiptar që i ndjen pasojat e këtij vendimi të rëndë të zotit Basha për mosmarrjen pjesë të opozitës në zgjedhjet e vitit 2019. Presidenti në respekt të Kushtetutës, kishte caktuar datën 30 qershor, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sa më shumë afrohej kjo datë, aq më shumë përshkallëzohej tensioni mes forcave politike. Dukej qartë që palët politike provokonin njëra-tjetrën duke akuzuar kundërshtarin si veprim të dhunës. Kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku për fat të keq dhjetëra protestues u plagosën. Kjo e tensionoi rëndë klimën politike në vend. Më datë 2 qershor 2019, opozita mbajti protestën e 7 të saj, ku paralajmëroi mbajtjen e protestën finale të saj, gjuha e urrejtjes që përdornin palët politike, në mënyrë të veçantë kryetari i të ashtuquajturës opozitë e bashkuar, duke cenuar sigurinë kombëtare. Në ditët që paraprinë këtë protestë të paralajmëruar si protestën finale, Presidenti mori informacione që do të përdorej dhunë e paralajmëruar ndaj institucioneve të vendit.
Basha m’u lut me lot në sy, që Presidenti të anulonte protestën e opozitës më 8 qershor e po kështu të shtynte zgjedhjet. Kjo sepse protesta që vetë Basha kishte organizuar do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e kontrollonte dot popullin opozitar dhe se për këtë ai do të ishte përgjegjësi kryesor për rezultatet e dhunës. I panikosur, duke premtuar që më datë 8 qershor do të ndodhte hataje dhe i frikësuar deri në palcë nga përgjegjësitë ligjore që do të mbante, Basha iu ul në gjunjë presidentit në mënyrë që të shtyheshin zgjedhjet, përpara mitingut të 8 qershorit. Këtë presidenti duhet ta bënte direkt nga Gjermania. Pikërisht në datën 8 qershor, presidenti u njoh me situatën e fundit. Presidenti, vetëm pak minuta para fillimit të protestës, shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve, duke anuluar datën e zgjedhjeve. Presidenti, duke marrë përgjegjësinë e madhe kushtetuese dhe profesionale, duke analizuar situatën, por edhe të gjitha aktorëve të tillë në mënyrë që të krijonin hapësirë dialogu për mbajtjen e votimeve në mënyrë demokratike. Vendimi për fuqizimin e dekretit nuk ishte i lehtë për mua”, tha Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes për kapjen e pushtetit lokal dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës. Ai foli për një bisedë me kreun e PD në Gjermani që i parapriu vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Meta tha se Basha dhe PD edhe pse e kërkuan vetë nuk u regjistruan dhe në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor.
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra ditët e fundit nga kryetari i PD, Kreu i Shtetit theksoi se bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Sipas Metës, Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore.
“Lulzim Basha dhe PD nuk kanë denjuar të bëjnë as edhe një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si subjekt konkurrues në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti më 13 tetor 2019. Edhe pse opozita ishte organizuar si një front opozitar, rezulton se PR, PAA, LSI i kanë paraqitur KQZ-së kërkesat respektive zyrtare, si për t’u regjistruar si konkurrentë në zgjedhjet e 13 tetorit, por edhe për të marrë masat për përgatitjen e tyre. Ndërkohë që Lulzim Basha që paska mbështetur presidentin, nuk ka paraqitur asnjë kërkesë të kësaj natyre. Pra, Lulzim Basha jo vetëm që bojkotoi 30 qershorin, por edhe 13 tetorin. Në bazë të kërkesës së këtyre forcave politike opozitare, kryetari Zguri thirrje mbledhjen e KQZ-së, por nuk u bë kuorumi, sepse 4 anëtarë të shumicës nuk morën pjesë dhe një nga arsyet e tyre se dhe vetë kreu i PD kishte bojkotuar 13 tetorin e si do bëheshin zgjedhjet pa PD.
Për çdo qytetar që dëgjon gënjeshtrat e zotit Basha, kush i shërbeu Lulzim Basha duke mos e regjistruar PD-në dhe për zgjedhjet e 13 tetorit 2019 sipas dekretit të Presidentit për të cilën kishte rënë dakord?
Bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore. Jo vetëm që nuk e mbështeti presidentin, por edhe kërkesa formale që i është kërkuar disa herë nga aleatët u përdor nga maxhoranca dhe për komisionin hetimor dhe në Komisionin e Venecias, për të treguar që Presidenti nuk donte të bëheshin zgjedhjet në Shqipëri, jo se Presidenti donte zgjedhje gjithëpërfshirëse. Është e qartë si drita e diellit se Lulzim Basha mbështeti kreun e rilindjes dhe për kapjen e pushtetit lokal. Ai mbështeti kreun e rilindjes dhe në sulmet ndaj Presidentit të Republikës.
Me mosparaqitjen e qëllimshme dhe të vetëdijshme për të mos u regjistruar në zgjedhje u vendos haptas kundër institucionit të Presidentit të Republikës duke u bërë pale me kreun e rilindjes.
Do ketë fakte të tjera, por ky fakt ka të bëjë me të gjithë qytetarët. Bojkoti i opozitës dëmton dhe ata që kanë votuar për PS se në fund të fundit duan dhe ata llogaridhënie”, deklaroi Meta.
Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar si flagrante djegien e mandateve prej opozitës.
Ai ka thënë se mori vendim për të anuluar zgjedhjet, për shkak të kërkesës së gjermanëve dhe Lulzim Bashës, i cili kishte deklaruar se nëse protesta e 8 qershorit do të mbahej do të bëhej hataja.
Ai tha se nëse nuk do të anulonte zgjedhjet, Basha do të ishte politikani shqiptar i cili do të dëmtohej më shumë.
“Ilir meta është në detyrë për të përmbushur detyrën e tij. Unë jam këtu midis shqiptarëve, demokratë, socialistë e pa parti. I hapur për të dhënë llogari e reflektuar. Meqenëse zotëria në mënyrë të qëllimshme ka provokuar sepse kështu është kurdisur, ose është në hall apo siklet, unë them që nuk të ndihmon dot Ilir Meta se si ka mundësitë, jo se nuk do të kishte dëshirë. Unë u përpoqa ta ndihmoja që të mos bojkotonte ndryshimet e reformës territoriale. Ai dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i dha Ilir Meta që kurrë nuk bëhet një vendim i tillë. A e di se përse erdhi e m’u lut në Gjermani? Sepse e kishin thirrur atje, se dilnin lajmet këtu me dhunë dhe gaz lotsjellës. Do bëhej hataja më 8 qershor, sepse do të thirrjej populli dhe ai ia la atyre përgjegjësinë. Atje e kishin thirrur, për t’i thënë që nëse do të ketë problemin më të vogël të shtunën nuk do të kemi më punë me ty. Ai ka thënë që më kanë thënë gjermanët mos u regjistro për zgjedhje.
Kështu i kanë thënë ata, prandaj dridhej e qante ky, e ata që takoi ai një pjesë takova dhe unë, m’u lutën, zoti President më tha çfarë do të bëjmë ne që të mos shohim më dhunë nëpër televizione që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë, e që të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Prandaj më thanë shikoje cështjen e Kushtetutës, në mënyrë që të jepet mundësia që edhe opozita të regjistrohet në zgjedhje. Pasi kam bërë këtë akt për vendin tim, keni deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, që merret me këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që partitë të respektojnë vendimin e Presidentit.
Kjo është e vërteta dhe unë pavarësisht se çfarë thotë zotëria sot, unë s’jam penduar për atë që kam bërë. Natyrisht do e bëja në kushte të tjera, rrethana të cilat i kam sqaruar dhe që janë diskutuar edhe 100 herë më parë. Kam një pyetje, nëse Presidenti s’do të bënte një vendim të tillë, cili politikan do të përvëlohej më shumë? Lulzim Basha. Pra ky është raporti im me zotërinë. Unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur në mitingjet e thërritur nga zotëria? Një police humbi gishtin, një polic syrin. I tha Meta këtij mos u fut në zgjedhje? Unë kam një lutje, mos bojkoto demokratët sepse këtu nuk të jap dot zgjidhje”, tha Meta.