Julian Deda është bërë pjesë reality show-t Big Brother Vip Albania ku do të konkurrojë së bashku me personazhe të tjerë VIP për çmimin e madh 100 mijë euro. Disa vite më parë, në postimet e tij në rrjetet sociale, aktori i humorit e konsideronte Big Brother si një emision amoral dhe të dëmshëm, që të shkatërron “edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë”
Në një nga postimet në vitin 2015, Jul Deda shkruante se “m’u thaftë gishti”, pasi kishte ndaluar padashje TV në kanalin e reality show.
“Duke shëtitur nëpër kanalet e TV me telekomandë në dorë, ndalova padashje (që mu thaftë gishti) te Big Brother. Për kuriozitet, vendosa ta shoh për 10 minuta. Përfundimisht, nuk mund të ketë emision më amoral, asocial, të dëmshëm dhe pa sens se ky. Jo vetëm qe nuk të mëson asgjë të mirë, por të shkatërron edhe ato pak parime që ti i ke mësuar në jetë dhe që prindërit dhe mësuesit janë përpjekur të ti ngulisin në mendje dhe në zemër..”, shprehej aktor.
Ndërsa në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Jul Deda konsideronte BB “të dytin në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli”.
“Oboboo filloi tmerri me emrin BB. Në listën e dëmeve kulturore që televizionet i shkaktojnë këtij populli, BB është i dyti. Vendin e parë vazhdojnë ta kenë të tmerrshmet telenovela”, theksonte ai.