Babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, i cili ndodhet prapa hekurave, por i ka dërguar një letër babait të tij, Bashkim Tahiri.
Postimi i Saimir Tahirit
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!
Njoftim nga Familja:
Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00
Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302