Ky është Dr.Brataj, shefi i të ashtuquajturës Urgjencë Kombëtare. Sipas tij në shtator do këtë rritje të madhe të numrit të të infektuarve me Covid dhe shkaku është…shtimi i testeve!
Pra nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, thotë z. Brataj, i cili mund të jetë mjek i mirë, po keshtu nga formimi i përgjithshëm duket pak debil.
Me logjikën e tij i bie që duke ndërprerë testet, zhduken dhe të infektuarit! Ngushëllim për të është se të tillë ka me shumicë nepër botë.
Sipas rregullave të qeverive përkatëse, austriakët që kthehen nga Kroacia duhet të testohen dhe të karantinohen se sjellin virusin me vehte, kurse gjermanëve s’ jua ndjen në këtë drejtim.
Por gjermanët që kthehen nga Majorka duhet të testohen dhe karantinohen, kurse për austriaket kthimi nga ishulli spanjoll nuk përbën ndonjë problem.
E kishim fjalën te debilët. Jo se janë shtuar, po kjo puna e këtij virusit i ka nxjerr shumë në pah, duken nga larg me budallëqet pa fund. Por e keqja nuk është se duken a fshihen, e keqja është se ata qeverisin! /Nga Roland LUÇI, ish- futbollist i Kombëtares dhe trajner/