Për shkak të mbi ngarkesës së rrjetit, sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, megjithatë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka siguruar qytetarët se problemi do të zgjidhet menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri.
‘Gjatë festave mund të ketë ndërprerje të vogla por do zgjidhen menjëherë se të gjitha grupet janë në gatishmëri’, tha ajo.
Të njëjtën garanci ka dhënë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardjen Çela.
‘Garantoj shqiptarët se festat e fundi vitit punonjësit e OSHEE janë në gatishmëri’, u shpreh ai.